Tiparet e fytyrës tregojnë karakterin tuaj; zbuloni çfarë tregon një fytyrë e gjatë, një hundë e vogël etj

Ka disa fakte që thonë se ekziston një lidhje midis tipareve të fytyrës dhe tipareve të personalitetit tonë. Nëse keni një hundë të vogël ose një fytyrë të gjerë, nuk ka të bëjë vetëm me gjenetikën. Mund të parashikojë gjithashtu sjelljen dhe reagimet tuaja.
Sa më e gjerë të jetë fytyra juaj, aq më shumë testosterone keni dhe si rrjedhojë sa më të gjera të keni mollëzat tuaja, aq më shumë të ngjarë të jeni agresivë, sipas shkencës. Kjo nuk është 100% e vërtetë por është vetëm për të thënë që këta njerëz mund të kenë më shumë gjasa t’i përgjigjen një konflikti.
Sa më e hollë të jetë fytyra, aq më pak do të vuani nga infeksionet: shkencëtarët kanë zbuluar se sa më pak dhjam apo faqe të keni në fytyrën tuaj, aq më të lehtë i kaloni sëmundjet.
Hunda e gjatë nuk ju bën një gënjeshtar si pinoku por sipas shkencës sa më e gjatë hunda aq më ambiciozë jeni.
Shkencëtarët kanë ndarë me ne zbulimin që burrat me fytyrë si fëmijë të rrumbullakët kanë tendencë të jenë jo shumë të sigurt kur janë të rinj, por kjo ndodh deri në një moshë të caktuar.
Gjithashtu shkencëtaret kanë treguar se njërëzit me hundë të vogël kanë më shumë mundësi që të jenë sensitivë.