STUDENTJA KOSOVARE QË NUK E PARAMENDON JETËN PA PUNËT E FSHATIT (VIDEO)

Jetlira Jaha, studente e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, poS përkushtimit ndaj librit dhe studimeve të saj, ajo pjesë të përditshmërisë ka bujqësinë dhe blegtorinë, shkruan Llapi.info.
Jaha e nis ditën duke mbledhur pemë – për të vazhduar më pas për t’u përkujdesur për kafshët.
“Atë ditë që kam me shkua në fakultet, zgjohem më herët, zakonisht me babain mjelim lopët – kur s’është nëna në shtëpi. Gjatë verës, këto punë nuk janë të lodhshme. Nuk është shumë. Kur ftohet koha është pak më vështirë”, rrëfen ajo për ATV.
Ajo ka folur edhe për studimet e saj, teksa thotë se ka vetëm një brengë – atë të transportit./Llapi.info
Më poshtë video: