Stresi, sipas ekspertëve të psikologjisë, në të vërtetë mund të jetë e mirë për ju

Nuk është një nocion i ri, megjithëse akoma nuk është shumë i popullarizuar por sipas ekspertëve duhet të fillojmë të mendojmë që stresi nuk është gjithmonë i keq. Nëse mendoni gjithë kohës se stresi do të t’ju vrasë, ka gjasa të ndodhë.
Në vitin 2012, një grup shkencëtarësh panë të dhënat e vdekshmërisë përreth pjesëmarrësve në një Anketë Kombëtare të Intervistës Shëndetësore të 1998, e cila kërkoi pothuajse 30,000 njerëz duke i pyetur nëse kishin përjetuar stres gjatë vitit të kaluar dhe nëse ata mendonin se dëmtonte shëndetin e tyre.
Sipas rezultateve të tyre, ata që raportuan se kishin kaluar stres të lartë rezultoi që gjithashtu kishte ndikuar negativisht në shëndetin e tyre, kishin një rrezik 43% më të lartë të vdekjes së parakohshme krahasuar me ata që nuk raportuan gjendje stresante.
“Është një profeci vetë-përmbushësh”, thotë Tal Ben-Shahar, “Nëse e sheh stresin si të keq, katastrofik dhe diçka që duhet të shmangësh me çdo kusht, çdo herë që do ta theksosh, do të ketë një efekt shumë negativ tek ju. Nëse e sheh atë si diçka që mund t’ju bëjë më elastik, atëherë do ta përjetoni atë shumë ndryshe “.
Për këtë arsye stresi nuk duhet marrë gjithmonë si diçka negative dhe që sjell vetëm pasoja të këqija sepse shpesh herë ai mund t’ju bëjë më të fortë dhe të kuptoni më pas të mirat që keni në jetë.