Rrëfehet Ervina Kotolloshi. “Ika nga Shqipëria pasi më vranë nënën”…





Ervina Kotolloshi, e njohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe tashmë jeton prej disa vitesh në Paris.Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria.

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë

Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja.

A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’.Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit”, tha aktorja në një intervistë për Abc e mëngjesit.