Psikologët: Ja cilat janë 5 sjelljet që lënë përshtypje të keqe tek tjetri





Një karakter tërheqës, i bukur dhe interesant nuk është gjithmonë i thjeshtë për tu përvetësuar. Por ka disa mënyra që dhe nqs nuk jeni shumë komunikues për të shfaqur pjesën tuaj të vecantë atëherë mund të rregulloni këto detaje të vogla:

1- Menyra e prezantimit: Mos bëni gabimin t’I jepni dorën të gjithëve dhe të uleni pa thënë asnjë fjalë. Mundohuni që gjithmonë të keni dicka për të pyetur apo për të folur pak më shumë.

2-Kur harroni emrat: Eh na ndodh të gjithëve ndonjëherë! Por kjo nuk do të thotë që të rrini pa folur dhe ta tregoni me patjetër që nuk e mbani mënd dikë. Kur prezantoheni me dikë duhet fillimisht ta thoni emrin e tij/ e saj shumë shpesh dhe kështu nuk do të mund ta harroni në takimet e rradhës.

3-Mos flisni më shumë se sa duhet: nqs në pikat e mësipërme folëm për të komunikuarit me të gjithë, gjithcka ka një limit. Askujt nuk I intereson të dijë cdo gjë për jetën tuaj apo cdo mendim tuajin. Kështu që mësoni kur duhet të ndaloni.

4-E folura me zë të ulët: është një nga treguesit kryesor që nuk keni vetbesim dhe si rrjedhojë personi tjetër nuk tërhiqet që t’ju dëgjojë me vëmëndje dhe t’ju ndjekë. Nqs nuk jeni të sigurtë për atë që dueht të thoni atëhere mos e thoni fare. Flisni për ngjarje në të cilat keni siguri.

5-Përgjigjet e shkurtra: Thamë që nuk duhet të flasim shumë, por dhe përgjigjet e shkurtra me Po dhe JO nuk lënë shumë vënd për një bashkëbisedim. Nqs nuk doni të flisni shumë për veten atëhere bëni pyetje.