Pamje e momentit kur rrahet mjeku në një kafiteri në Gjilan





Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një klinikë private në Gjilan, ku doktori Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije me autizëm. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar një 5-vjeçare, teksa po e trajtonte në qendrën rehabilituese defektologjiko-logopedike AAR LOGO PLUS.

Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga prindi i një fëmije, i cili e akuzoi për keqtrajtim të vajzës së tij me autizëm.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të rrahjes së mjekut, në lokalin Metro, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, dje pasdite, ku shihet se si sulmohet nga dy të dyshuarit e tjerë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit për sulm ndaj mjekut janë Isak Shala dhe Rilind Vllasaliun. Ata janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.Rrahja u bë sebep që Policia ta arrestojë mjekun, i cili pas shoqërimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor“.

Dy të dyshuarit e arrestuar për sulm e kanë sulmuar mjekun e dyshuar në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, duke e grushtuar të njëjtin, derisa ishte jashtë detyrës, në një kafene në atë zonë.