NUK dini kujt t’i besoni/ Shkenca thotë se këta njerëz duhet t’i mbani afër s’e nuk ju lënë kurrë në baltë

Rrethet e ngushta shoqërore sa vijnë e ngushtohen me kalimin e viteve dhe njerëzit u besojnë gjithmonë e më pak personave. Veçanërisht nëse jeni zhgënjyer në të kaluarën, një nga dilemat më të mëdha të jetës mund të jetë se kujt duhet t’i besoni!
Disa njerëz thjesht janë të pandreqshëm dhe do të vazhdojnë t’ju lënë në baltë, të flasin për ju pas shpine dhe të nxjerrin sekretet tuaja! Por si mund të vendosim se çfarë e bën dikë të denjë për besimin tonë? Është pyetja e artë që kaq shumë njerëz do të ëndërronin të dinin përgjigjen.
Një hulumtin i kohëve të fundit, botuar në revistën Journal of Personality and Social Psycology, raporton rezultatet e një sërë eksperimentesh, me përfundimin se “prirje e fajësisë” është një nga pikat më të forta të besueshmërisë.
Me fjalë të tjera, në qoftë se dikush ka të ushqyer sensing e fajita, ta keni të sigurtë që ata janë njerëz të besueshëm ! Nëse një person nuk është i prirur të pranojë fajin, ai mund të bëjë çfarëdo lloj gjëje, pa e menduar dy herë, sepse nuk mendon për pasojat apo dëmin që shkakton!
Studimi përdorte një përzierje të teknikave, duke përfshirë lojërat e besimit dhe marrjen në pyetje, për të matur prirjen ndaj fajit së bashku me përgjegjësinë, besimin dhe tiparet e tjera të personalitetit.
Përmes tyre u zbulua se , përveç prirjejes ndaj fajit, njerëzit që dhanë përshtypjen se kishin një ndjenjë të madhe përgjegjësie u konsideruan gjithashtu të besueshme.