Ngjarje interesante: I zhytur në borxhe dhe drejt falimentimit, derisa një dorë e panjohur i shtriu zgjidhjen që s’e priste!

Një ekzekutiv biznesi e gjeti veten të zhytur thellë në borxhe dhe nuk shihte dot asnjë mënyrë për të dalë.
Kreditorët po zmbrapseshin. Furnizuesit kërkonin pagesat.
Ai u ul në stolin e parkut, me duart në kokë, duke pyetur veten nëse kishte mbetur ndonjë gjë që mund të shpëtonte kompaninë e tij nga falimentimi.
Papritur një burrë i vjetër u shfaq para tij.
“Unë po vërej se diçka ju shqetëson,” tha ai.
Pasi dëgjoi githë kalvarin e vështirësive të ekzekutivit, plaku i tha:
“Unë besoj se mund t’ju ndihmoj”.
Ai e pyeti biznesmenin për emrin e tij, shkroi një çek dhe e zgjati atë në dorën e tij duke thënë:
“Merri këto para dhe më tako këtu pikërisht një vit nga sot dhe e keni shlyer atë në kohë”.
Pastaj ai u kthye dhe u zhduk nga sytë këmbët, më shpejt seç erdhi.
Ekzekutivi i biznesit pa në dorën e tij një çek me rreth $500.000, nënshkruar nga John D. Rockefeller, asokohe një nga njerëzit më të pasur në botë!
“Unë mund të heq shqetësimet e mia të kreditimit që në këtë moment!” mendoi ai.
Por në vend të kësaj, ekzekutivi vendosi ta vinte çekun në një vend të sigurtë. I mjaftonte idea se e kishte aty, dhe kjo i jepte vetësiguri dhe forcë për të punuar, e kësisoj të shpëtonte biznesin e tij.
Me optimizmin e ripërtërirë, ai negocioi marrëveshje të mira dhe kushte të zgjeruara të pagesës.
Ai kreu disa shitje të mëdha.
Brenda pak muajsh, ai ishte jashtë borxheve dhe duke fituar para edhe një herë.
Pikërisht një vit më vonë, ai u kthye në park me çekun e papërdorur. Në kohën e dakorduar, njeriu i moshuar u shfaq.
Por, sapo ekzekutivi ishte gati t’i dorëzonte çekun dhe t’i tregonte historinë e tij të suksesit, një infermiere po vraponte e mbushur me ankth dhe e kapi plakun.
“Unë jam aq e kënaqur që e kapa!” shfryu ajo.
“Unë shpresoj të mos ju ketë mërzitur, ai gjithmonë del nga qendra e psikiatrisë duke u thënë njerëzve se është John D. Rockefeller”.
Më pas ajo e shoqëroi plakun përkrahu.
Ekzekutivi i habitur qëndroi aty, nuk lëvizi, u ndje krejtësisht i mpirë për një moment.
Gjatë gjithë vitit ai ishte duke lëvizur dhe duke u përpjekur, duke blerë dhe shitur, i bindur se kishte gjysmë milioni dollarë në dispozicion.
Papritmas, ai e kuptoi se nuk ishin paratë, ato të vërtetat apo të imagjinuarat, që e kishin kthyer jetën e tij në rrugë të mbarë.
Ishte vetëbesim i ri që i dha atij fuqinë për të arritur çdo gjë që ai e ndoqi pas.