Me këtë matje të gjitha këpucët me taka do të jenë të rehatshme si atletet





Blerja e këpucëve me taka mund të jetë me rrezik, sepse në atë kohë të shkurtër, sa zgjat prova e këpucëve në dyqan, nuk mund ta kuptoni a do të jenë të rehatshme.

Zgjidhja ekziston, sepse ekziston një truk, i cili për dy sekonda do t’ju zbulojë a janë të rehatshme.

Për të provuar a do të jenë të rehatshme këpucët me taka, patjetër duhet t’i provoni!

Në të vërtetë, kjo mund të zbulohet vetëm duke i shikuar këpucët dhe e vetmja gjë që ju duhet është metri.

Distanca gjatësore midis shollës që prek tokën dhe thembrës do të zbulojë a janë këpucët të rehatshme. Nëse distanca është më e vogël se 7.5 centimetra, takat nuk do të jenë të rehatshme, pa marrë parasysh lartësinë e takës.

Sa më e shkurtër të jetë distanca, aq më e madhe është përthyerja dhe pesha më e madhe bie në gishta të këmbës, si pasojë më të mëdha do të jenë parehatia, edhe dhembja.