Ky është personi që i ka marrë zemrën Fjollës, dhuratat e tij janë tepër luksoze (FOTO)





Nga personalja e Fjolla Morinës siç duket ka të reja. Ajo e ka gjetur dashurinë pas një periudhe të konsiderueshme si beqare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fjolla.

Ajo ka ndarë disa foto, ku shihet një buqetë gjigante me lule dhe një dhuratë.

Në letër shkruhet: “Të dua ty sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe për të gjithë jetën time”.

Në njërën prej fotografive, vërehet edhe personi që me shumë gjasë është partneri i ri i Fjollës.