Ky është kadeti i policisë se Kosovës qe vdiq në aksident trafiku, la pas gruan dhe një vajzë të vogël





Vdekja e kadetit 30 vjeçar nga Nabergjani i Pejës ka tronditur shoqërinë. Flordian Shabaj vdiq sot në një aksident rrugor në Klinë, teksa ishte nisur drejt Akademisë Policore. Ai i përkiste gjeneratës së 57-të të Policisë, teksa kjoështë hera e pare që një kadet i Policisë humb jetën në kësi lloj aksidenti, raporton Indeksonline.

Vdekja e tij ka tronditur miqtë dhe familjarët, të cilët thonë se Flordiani ishte djalë i urtë, i sjellshëm dhe shumë miqësor. Flordiani la pas vetës bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet