Këto janë ushqimet që duhet të hajë çdo grua që vuan nga çrregullimet hormonale

Të prodhuara nga gjendrat endokrine dhe të sekretuara në gjak, hormonet janë substancat kimike më të rëndësishme që qarkullojnë në trupin e njeriut. Ata janë përgjegjës për procese të ndryshme, nga norma metabolike deri tek gjendja shpirtërore, si humori, emocionet, sjellja, pesha, cikli menstrual, pamja e jashtme etj. Problemet hormonale janë mëse të zakonshme, sipas statistikabe gati 80% e femrave vuajnë nga çrregullimet hormonale gjatë jetës së tyre për shkak të ndryshimit të niveleve të estrogjenit dhe progresteronit. Në artikullin e sotëm, Living ju njeh me kombinimet perfekte të ushqimeve që balancojnë hormonet ndihmon në lehtësimin e këtyre simptomave dhe mban sistemin e riprodhimit të shëndetshëm.
Kosi: Ekspertët e cilësojnë atë si një super ushqim për shëndetin e gruas. Ky produkt i bulmetit përmban probiotikë, që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak, si dhe kalcium për forcimin e kockave. Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme për balancimin e hormoneve.
Peshku: Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol jetëso në shëndetin e gruas. Ato mund të mbrojnë femrën nga sëmundjet që mund ta prekin me kalimin e moshës, si sëmundjet e zemrës, hipertensioni, sëmundjet inflamatore dhe depresioni.
Perimet e pasura me antioksidues: Perimet me gjethe jeshile janë një burim i mirë i antioksiduesve. Spinaqi, zarzavatet jeshile, sallata ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve, ndërkohë që sigurojnë edhe lëndët e tjera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.
Avokado: Ky frut është i pasur me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në tretjen e lëndëve ushqyese. Avokadot janë gjithashtu të pasur me fibër, magnez, kalium, vitaminë E, acid folik dhe vitaminën B, të cilat janë shumë të rëndësishme për balancimin e hormoneve.