Këto janë 6 shenjat që tregojnë se ai/ajo është miku juaj më i mirë





Miqtë janë një pjesë e rëndësishme e jetës. Ata shkojnë dhe vijnë, por çdo herë në një kohë të caktuar, vjen një mik i cili është ai i rëndësishmi dhe që zgjat përgjithmonë. Miqtë e mirë nuk vijnë shpesh, por kur e bëjnë, do të ndiheni kaq mirënjohës që do t’i keni në jetën tuaj. Është një ndjenjë e mahnitshme të kesh atë person që mund të mbështetesh gjithmonë për një kohë të gjatë! Karakteristikat e këtyre personave janë këto më poshtë:

Ju e dini se si t’i kaloni grindjet tuaja: Ju dhe shoku juaj më i mirë nuk ziheni shpesh, por kur ju e bëni këtë dini se si të ndryshoni temën ose ta ktheni ata në një shaka.

Largësia nuk mund t’ju mbajë të ndarë: Largimi nga shoku më i mirë mund të jetë i vështirë. Megjithatë, distanca nuk mund ta ndalë miqësinë tuaj të përhershme.

Nuk gënjeni asnjëherë: Dhe nqs një palë pantallona nuk ju pëlqejnë është mirë që të tregoni gjithmonë të vërtetën sado e “dhimbshme” të jetë ajo.

Ju i tregoni njëri tjetrit gjithçka :Ju ndajnë çdo hollësi të vogël, nuk ka sekrete mes jush dhe nuk do të ketë asnjëherë.

Ju jeni të njohur që rrini gjithmonë së bashku: Ju dhe miku juaj më i mirë jeni një duo dinamike. Të gjithë e dinë se jeni miqtë më të mirë dhe është e rrallë kur ju shohin që qëndroni vetëm.
Familja e tyre është si familja juaj dhe anasjelltas: Ju jeni në thelb një anëtar tjetër i familjes së shoqes apo shokut t ëngushtë. Ndiheni shumë mirë në prani të mamit babit apo pjestarëve të tjerë aq sa mund të shkoni në pushimet familjare me ta.