Këngëtarja poston video duke treguar një tufë me euro: “Kush tha që s’kam pare”

Këngëtarja Rovena Stefa po bën shumë vite që është pjesë e tregut muzikor. Kjo ka bërë që ajo të ketë shumë koncerte në vende të ndryshme. Si pasojë, edhe të ardhurat i ka të larta.
Mirëpo, përveç koncerteve, Rovena fiton edhe nga “Tik Tok”. Së fundmi, këngëtarja ka postuar një video, në të cilën shfaqet e mbuluar me euro dhe thotë: “Se dëgjova se tha dikush që Rovi s’ka pare? Khëë”.
Komentet kanë qenë të shumta. “Kush ka nuk i tregon”, shkruante një komentues. “Bash ata që s’kanë bëjnë kështu”, shprehej një tjetër.
Pastaj një tjetër shkuan, “Kujdes fiskalizimin motre se e hongre, pastaj se paske pare sa te dush” duke i kujtuar këngëtares burimin.
Komentet vazhdojnë, “por nuk paske gjane ma kryesore: trurin e vogel hahaaaaa”, shkruan një tjetër komentues.
Kishte edhe nga ata që me komente nënkuptonin mënyra nga më të ndryshmet se si këngëtarja mund ti ketë bërë ato pare.