Jo vetëm varësi por dhe probleme të rënda shëndetësore; 5 gabimet që bëjmë në përdorimin e celularit pa e ditur





Ju mund ta mbani afër celularin tuaj për një alarm ose madje të vëzhgoni cilësinë e gjumit tuaj për qëllime shëndetësore. Sidoqoftë, ai nuk është një shoqërues i mirë i gjumit! Përveç gjumit, telefoni juaj po ju dëmton gjatë ditës në më shumë mënyra sesa mendoni.

Të flini me celularin pranë kokës: Një telefon celular është në thelb një transmetues dhe marrës elektromagnetik. Kjo do të thotë se lëshon valë. Edhe pse nuk është vërtetuar akoma, studimi vazhdon të tregojë se si valët mund të ndikojnë në trurin tuaj nëse ekspozohen për orë të gjata. Mund të të zgjojë me njoftime gjatë ciklit të gjumit. Nëse nuk është e pamundur që ta fikni plotësisht ose ta mbani në një dhomë tjetër gjatë kohës që jeni duke fjetur, provoni ta mbani atë në “aeroplane mood.”

Drita e celularit: Drita e ekranit tuaj ndikon në melatoninën, hormonin që rregullon ciklin tuaj të gjumit dhe kjo është një arsye tjetër që nuk duhet të jeni afër tij ndërsa flini. Drita blu gjithashtu shkakton dhimbje koke dhe problemeve sytë dhe shikimin. Provoni të rivendosni nivelet e dritës në telefonin tuaj dhe të ndizni filtrin e dritës blu.

Përdorimi i celularit kur ka pak valë: Kur shihni një sinjal të dobët në telefonin tuaj, në të vërtetë telefoni juaj po transmeton një sinjal më të fortë dhe më shumë energji që do të thotë më shumë dëm për shëndetin tuaj.

Kontakti me lëkurën: Ekzistojnë disa studime që përqendrohen në lidhjen midis telefonave celularë dhe kancerit, veçanërisht sinjalit të tyre të transmetimit që është rreth 900 MHz, gjë që e bën telefonin tuaj të nxehet. Lëkura juaj thith nxehtësinë lehtë në copa të vogla sa herë që e mbani afër trupit tuaj. Edhe pse nuk ka efekte të tjera të provuara të rrezatimit të frekuencës radiofonike në trupin e njeriut, ne e dimë si fakt që raporti i absorbimit zvogëlohet në mënyrë dramatike kur mbani një distancë midis jush dhe telefonit tuaj.

Mënyra e qëndrimit teksa përdorni celularin: është një fakt i njohur që përdorimi i telefonave celular shkakton dëmtime të gishtit të madh dhe shpinës tuaj. Ekziston një gjendje tjetër shëndetësore e telefonit celular të quajtur “qafa e shkrimit”. Siç sugjeron emri, kur përkulni qafën përpara për të parë në ekran, shty;;a kurrizore përkulet gradualisht.

Dhe ndërsa koha kalon, pesha e qafës tuaj mund të jetë 5 herë më shumë se pesha juaj e kokës. Kjo shkakton dhimbje në qafë dhe anomali në sjellje. Mbajeni telefonin tuaj në nivelin e syve, duke e mbajtur qafën sa më drejt që të jetë e mundur.

Ndoshta ju jeni duke përdorur telefonin tuaj celular për të lexuar artikullin tonë! Përgatisni një listë kontrolli për të korrigjuar gabimet që mund të bëni!