Fitoi zemrat e të gjithëve me zërin e saj, shihni si ka ndryshuar jeta e ish-murgeshës më të famshme në Itali

Pjesëmarrja e saj në “The Voice of Italy” në 2014-n do të habiste jo vetëm anëtarët e jurisë së kompeticionit të rëndësishëm muzikor, por me miliona italianë, të cilët kurrsesi nuk prisnin të shihnin një murgeshë duke kënduar. E megjithatë, motër Cristina fitoi zemrat e të gjithëve nën tingujt e “No one” të Alicia Keys. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Verissimo”, ku i ka habitur të gjithë me pamejn e saj.
34-vjeçarja me origjinë siçiliane, u shfaq përballë Silvia Toffanin pa veladon dhe më elegante se kurrë. Ish-murgesha fituese e “The Voice” shpjegoi se jeta e saj kishte ndryshuar katërçipërisht gjatë këtyre 8 viteve larg skenës.
“Nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Pas vdekjes së tim ati, vendosa të shkëputesha nga Manastiri dhe të udhëtoja, një zgjedhje që nuk u prit mirë nga murgeshat e tjera. Kisha nevojë të ndiqja zemrën, por nuk ishte aspak e lehtë, madje jam konsultuar me një psikolog. Më duhej të rinovoja zotimet e mia fetare, por zgjodha gjënë më të rëndësishme për mua: qetësinë shpirtërore. Tani jetoj në Spanjë dhe jam e lumtur”.