“Eshtrat dojnë me m’dal nga varri! Po s’po mundem Nanë tek ti me ardh!”





Të mërkurën është publikuar në rrjetet sociale një video, e cila tregonte trajtimin çnjerëzor të një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Lidhur me rastin famëkeq ka pasur reagime të shumta nga krerë të shtetit dhe figura publike.

Infermieret që u arrestuan dhe u ndaluan për 48 orë, si dy dyshuara për rastin e tmerrshëm të rrahjes së të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë përveç Aurona Pelajt, janë Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Policia në Pejë e ka konfirmuar se punonjëset e shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e s ulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, teksa nga Prokuroria kanë bërë të ditur se tri të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.

Një poezi tani që po qarkullon në rrjetet sociale, autori i së cilës nuk dihet, i kushtohet dëshmorit Taulant Nura, djalit të të moshuarës që u rrah nga infermieret.

“Eshtrat dojnë me m’dal nga varri!
Po spo mundem Nanë tek ti me ardh!
E dhash jetën për atdhe, qysh ty sot kshtu me ta ba! Për këta njerëz, për këtë liri

Të lash vetëm me lotë në sy!
Po këta njerëz pa njerzi
Ma dridhen varrin kur te pash ty”
– Vargje kushtuar dëshmorit Taulant Nura