Ai i afrohet t’i kërkojë lëmoshë, burri në kafe shtyn me këmbë lypësin e vogël rom

Të miturit që lypin janë një plagë tjetër e shoqërisë… një problem social që duhet trajtuar me delikatesë, por ndër vite nuk i është dhënë zgjidhje.
Pavarësisht se në rrugët e çdo qyteti të Shqipërisë sheh të mitur për të cilët të krijohet një ndjesi e dhimbshme, ata nxirren në rrugë nga prindërit e tyre për të lypur para.
Duke shëtitur në rrugë të paveshur apo të palarë, shumica prej tyre nga komuniteti rom detyrohen të braktisin shkollën për shkak të pamundësive ekonomike.
Një video prekëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ, ku një djalë në kafe i shqetësuar nga prania e një lypësi të vogël rom i cili po i kërkonte lëmoshë, e largon me këmbë.