A duhet të ndryshojmë konceptin mbi virgjërinë?

A është termi ‘virgjëri’ jashtë mode?
Disa ekspertë mendojnë se kjo temë, është e komplikuar.
Feministët mendojnë se virgjëria tradicionalisht e kornizon se/sualitetin femëror si një thesar, dhuratë ose kujtim që duhet ‘të jepet’ nga gratë.
Këshilluesit se*sual kanë rënë në përfundimin se rrëfimet tradicionale rreth virgjërisë, shpesh nuk arrijnë të pasqyrojnë përvojat e intimitetit të shumë njerëzve.
Ata mendojnë se nocioni i virgjërisë është heteronormativ, dhe i pa zbatueshëm për shumë përvoja jo- heterose*suale.
Nicolle Hodges, në librin “Filozofit e lirisë se*uale”, në Toronto, Kanada, arguemtoi se virgjëria ka potencial.
Në vitin 2020, Hodges publikoi “Oh, Places You’ll Go Oh Oh”.
E gjitha nisi nga studimi i ‘ orgazmave femërore’, duke zgjeruar perspektivat e eksplorimit se/sual.
Duke inkuadruar s*ksualitetin si një udhëtim, Hodges kuptoi se kishte nevojë për një pikë nisjeje.
Por pika fillestare tradicionale e virgjërisë e goditi Hodges. Virgjëria, ishte një koncept tradicional çka bie në kundërshtim me fuqizimin e grave dhe çlirimin s*ksual.
“Ne jemi ende të ngurtë në konceptet që përdorim ”, u shpreh Hodges.
Prandaj autorja mendoi që të ndryshonte termat, duke i dhëne një kuptim të ri, i cili ishte “ Debutim S*ksual”.
Lexuesit i kërkuan autores të zgjerojë idenë. Në këtë mënyrë autorja zëvendësoi termin e virgjërisë me debutimin s*ksual.
Njerëzit që e mbështesin në rrjetet sociale ishin të shumtë.
Debutimi s*ksual, ofroi një perspektivë të re nga e cila ata mund ta shihnin veten dhe të tjerët si individë s*ksualisht autonomë, secili duke krijuar rrugën e vet përmes intimitetit.
Si term, debutimi s*ksual ka ekzistuar për dekada të tëra.
Në fillimet e tij, debutimi s*ksual ishte një term klinik që synonte të zëvendësonte “humbjen e virgjërisë”, thotë Laura Carpenter, profesoreshë në Universitetin Vanderbilt në Tennessee, SHBA.
Carpenter është autorja e “Virgjërisë së Humbur” , një portret intim i përvojave të hershme s*ksuale mbi virgjërinë.
“Debutimi seksual “sigurisht shfaqet në botime të shumta akademike në vitet ’70 dhe ’80.
Përcaktimi i termave është i rëndësishëm për Carpenter, i cili ka hartuar kuptimet e ndryshueshme të termave duke përfshirë ‘s*ksin’.
Carpenter thotë se ajo ka përdorur termat virgjëri dhe humbje të virgjërisë në punën e saj pikërisht sepse ajo po kërkonte t’i drejtohej gjuhës që përdorën shumica e njerëzve për përvojën.
Sidoqoftë, ajo është e vetëdijshme se gjuha e ngarkuar moralisht që përdoret për të eufemizuar s*ksin rrallë përcaktohet saktësisht.
Kur ajo filloi hulumtimin e saj të doktoratës në mesin e viteve 1990, hulumtimi sugjeroi që grupe të ndryshme bashkëmoshatarësh në të njëjtën shkollë të mesme mund të kishin përkufizime krejtësisht të ndryshme të asaj që përbënte s*ksin.
Kjo do të thoshte se një term si humbja e virgjërisë mund të përkufizohet në shumë mënyra – dhe në shumë raste, përkufizimi ishte moralisht i paqëndrueshëm dhe i lidhur ngushtë me turpin.
“Unë mendoj se ne mund të ndryshojmë iden se virgjëria është momenti kur rrokullisni çelësin dhe gjithçka ndryshon,” thotë ajo.
“Kjo në përgjithësi nuk është e vërteta për shumicën e njerëzve, dhe për ato që është e saktë mund të jetë për shkak të konceptit të shoqërisë”, u shpreh autorja.